Nuk cenohet sistemi pluralist nëse një pakicë vendosë të ikë nga zgjedhjet

TIRANË, 18 shtator/ATSH/ Kryeministri Edi Rama u shpreh mbrëmjen e sotme në një intervistë për “Deutsche Welle”-n se se pluralizmi në Shqipëri nuk cenohet nëse një pakicë nuk merr pjesë në zgjedhje, por nëse shumica i pengon në pjesëmarrje.

I pyetur nëse do të krijohet një sistem pluralist-partiak pas zgjedhjeve, Rama u shpreh se “s’ka qenë ndonjëherë në diskutim sistemi pluralist që në vitin 90”.

“S’ka qenë ndonjëherë në diskutim sistemi pluralist që në vitin 90. Sistemi pluralist vihet në diskutim nëse një qeveri apo një shumicë pengon pjesëmarrjen në zgjedhje. Nuk vihet në diskutim nëse një pakicë vendos të ikë nga zgjedhjet. Është një vendim katastrofik për ata që e marrin, sigurisht nuk është një vendim që i bën nder vendit apo  që ndihmon në shkëlqimin e demokracisë, por nuk është absolutisht një vendim që cenon pluralizmin”, ka deklaruar Rama. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.