Masat antiCOVID në shkolla/ Lleshaj në Gjirokastër, inspektoi gjimnazin “Siri Shapllo”

TIRANË, 18 shtator /ATSH – I. Vata/ Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ishte sot në Gjirokastër ku inspektoi nga afër gjimnazin “Siri Shapllo” për masat antiCOVID.

Në vizitën e tij në qytetin e Gjirokastrës, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i shoqëruar nga prefekti i qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj inspektuan nga afër gjimnazin “Siri Shapllo” në kuadër të zbatimit të protokolleve të sigurisë antiCovid, në mënyrë që të sigurohet një mbarëvajtje e rregullt e procesit mësimor që zhvillohet në kushtet e pandemisë.

Më 14 shtator nisi viti shkollor 2020-2021, ku filluan procesin mësimor 108 institucione arsimore në të gjithë qarkun Gjirokastër.

Institucioni i Prefektit të qarkut Gjirokastër ka ndjekur dhe po ndjek në vazhdimësi ecurinё e mbarёvajtjes sё procesit mёsimor, 2020-2021 si dhe ka monitoruar masat e nevojshme tё ndёrmarra për zhvillimin e procesit mësimor, për ruajtjen e distancës fizike dhe kushteve higjieno-sanitare pёr tё siguruar njё fillim sa tё mbarё pёr vitin e ri shkollor.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.