Kursi i këmbimit/ Leku fiton terren ndaj monedhave të huaja

TIRANË, 18 shtator /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të premten leku forcoi pozitat ndaj monedhave të huaja, krahasuar me një ditë më parë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan u zhvlerësua me 0,66 lekë dhe këmbehet me 104,66 lekë.
Ndërsa monedha e përbashkët europiane u kuotua sot në vlerën 124,03 lekë, ose 0,07 lekë më pak se një ditë më parë.
Në pozita të trendit rënës këmbehen sot edhe paundi britanik e franga zvicerane.
Monedha britanike këmbehet me 135,91 lekë ose 0,50 lekë më pak dhe franga zvicerane humbi 0,25 lekë dhe këmbehet me 115,23 lekë.
Ekspertët shpjegojnë se rënia e dollarit në tregun valutor vendas lidhet me nënçmimin e tij kundrejt euros në tregjet ndërkombëtare. Por edhe me faktin se rënia e monedhës së përbashkët evropiane në bursat ndërkombëtare po reflektohet në tregun tonë.

Lidhur me luhatjet në tregun valutor eksportuesit janë të interesuar për valuta të forta dhe lek relativisht të dobët; e kundërta për importuesit që janë të interesuar për lek të fortë dhe valuta të dobëta; bizneset dhe individët që kanë kredi në valutë dhe të ardhurat në lek janë të interesuar për lek të fortë dhe valuta të dobëta; ata që kanë kredi në lek dhe të ardhurat kryesore të aktivitetit të tyre në euro ose dollarë, janë të interesuar për valuta të mbivlerësuara dhe lek relativisht të dobët.

Kursi i këmbimit ndikon gjithashtu edhe në vlerën e borxhit publik, në vlerën e depozitave në lek, euro apo dollar, fuqinë blerëse dhe të ardhurat e familjeve që përfitojnë remitanca, orientimin e tregtisë me monedhë më të dobët në raport me lekun, sidomos importeve etj.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 104.66 -0.66
Euro EUR 124.03 -0.07
Poundi Britanik GBP 135.91 -0.50
Franga Zvicerane CHF 115.23 -0.25
Jeni Japonez (100) JPY 100.21 -0.29
Dollari Australian AUD 76.44 -0.35
Dollari Kanadez CAD 79.53 -0.19
Korona Suedeze SEK 11.93 +0.01
Korona Norvegjeze NOK 11.57 -0.05
Korona Daneze DKK 16.69 0.00
SDR SDR 147.99 -1.23
Ari(OZ 1) XAU 204527.62 +532.26
Argjend(OZ 1) XAG 2839.28 +26.43
Juani Kinez (onshore) CNY 15.49 -0.07
Juani Kinez (offshore) CNH 15.50 -0.05
Lira Turke TRY 13.83 -0.13

/a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.