IZRAEL – Hyn në fuqi një kufizim i dytë i përgjithshëm

JERUZALEM, 18 shtator /ATSH-AFP/ – Një kufizim i dytë i përgjithshëm hyri sot në fuqi në Izrael, vend që ka regjistruar përqindjen më të lartë të kontaminimeve me koronavirus këto dy javët e fundit, sipas të dhënave botërore të realizuara nga burime zyrtare. 

Kryeministri, Benjamin Netanyahu foli për një rritje shqetësuese të kontaminimeve dhe numrin e të sëmurëve në gjendje të rëndë për të justifikuar rikufizimin tre javor, në fuqi që prej orës 14:00 (11:00 GMT) dhe që përkon me sezonin e festave të hebrenjve./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.