Informaliteti më i lartë në sektorin e ndërtimit

TIRANË, 18 shtator/ATSH/ Nga analizat e kryera nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, sektori i ndërtimit rezulton të ketë informalitetin më të lartë.

Drejtore e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se jemi përqendruar te tatimpaguesit në fushën e ndërtimit, ku nga analizat rezulton se informaliteti është i lartë.

“1200 tatimpagues sigurojnë 70% të të ardhurave të mbledhura në buxhet, por administrata tatimore do të rrisi kontrollet pranë sektorit të ndërtimit, ku nga analizat rezulton se informaliteti është i lartë”, tha Ibrahimaj gjatë një interviste në media.
/a.gjonaj//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.