FOTO/ Kim vizitë në Sarandë: Qytetarët japin mësim të rëndësishëm demokracie dhe dinjiteti

TIRANË, 18 shtator /ATSH/ Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar një vizitë në Sarandë ku ka marrë pjesë në shumë aktivitete, dhe është takuar me aktivistë dhe qytetarë.

Ajo vizitoi shtëpinë e fëmijës “Vangjel Pulla”, “Manastirin e Dyzetë Shenjtorëve” dhe u bashkua me “Nismën e Luleve” në pastrimin e plazhit.

Gjatë vizitës së saj në Sarandë ambasadorja u shpreh e lumtur që shqiptarë të profesioneve e prejardhjeve të ndryshme punojnë bashkë duke ndërmarrë veprime konkrete të aktivizmit qytetar.

“Dje, ambasadorja Kim mbylli vizitën e saj në Sarandë, ku u takua me aktivistë dhe qytetarë. Ndër të tjera, ambasadorja vizitoi Shtëpinë e Fëmijës “Vangjel Pulla”, Manastirin e Dyzetë Shenjtorëve dhe u bashkua me Nisma e Luleve në pastrimin e plazhit. U shpreh e lumtur që shqiptarë të profesioneve e prejardhjeve të ndryshme punojnë bashkë duke ndërmarrë veprime konkrete të aktivizmit qytetar, duke dhënë një mësim të rëndësishëm demokracie dhe dinjiteti, gjithashtu me vlerë për biznesin e turizmin, duke qenë se një ambient më i pastër e bën qytetin më tërheqës”, thekson Ambasada e SHBA në Tiranë.

/gj.mima/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.