Eksportet shqiptare drejt Gjermanisë rritje me 9,3%, kryesojnë tekstilet

TIRANË, 18 shtator/ATSH/ Shkëmbimet tregtare me Gjermaninë në tetëmujorin e këtij viti llogariten në 7.1% të totalit, duke e renditur këtë vend si partnerin e tretë tregtar.

Sipas statistikave zyrtare të Institutit të Statistikave, në periudhën janar-gusht të vitit 2020 eksportet shqiptare drejt Gjermanisë u rritën me 9,3%, duke arritur një vlerë prej 10.6 miliardë lekësh.

Ndërsa importet shënuan një rënie të lehtë krahasuar nivel me vitin e shkuar.
Sipas të dhënave, nga Gjermania gjatë tetë mujorit të vitit u importuan mallra me vlerë 28.6 miliardë lekë.

Sipas raportit mbi tregtinë e jashtme, në rritjen e eksporteve, kontribuesit më të mëdhenj ishin grupi “tekstile dhe këpucë” me rreth 6 miliardë lekë, pasuar nga grupi “makineri pajisje dhe pjesë këmbimi” me gati 1,2 miliardë lekë. /a.gjonaj//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.