Edison Ypi: Dikur të dilje me biçikletë në Tiranë e dënoje veten me vdekje, tani korsitë përdoren nga mijëra qytetarë

TIRANË, 18 shtator/ATSH/ Shtimi i korsive të dedikuara të biçikletave në Tiranë ka rritur interesin e qytetarëve për të blerë një biçikletë, apo për të parë këtë mjet si mundësi transporti në kryeqytet.

Një prej tyre është dhe analisti i njohur Edison Ypi, i cili vlerëson nismën e marrë nga bashkia e Tiranës, ndërsa ironizon edhe opozitën e cila i kundërshtoi.

“Para dy vitesh të dilje me biçikletë nëpër Tiranë ishte si të dënoje veten me vdekje. U duk sikur biçikleta kishte kaluar përgjithmonë në muzeun e arkeologjisë së transportit urban. Tani nëpër korsitë e biçikletave kalojnë mijëra qytetarë mes të cilëve shumë fëmijë. Rroftë opozita që përmes vërejtjeve konstruktive e detyroi bashkinë të mos e lërë qytetin të vdesi”, shkruan Ypi./k.s//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.