Durrës/ Shkolla 9-vjeçare “Bedrie Bebeziqi” në proces Rindërtimi, nxënësit vijojnë normalisht mësimin tek “Jusuf Puka”

TIRANË, 18 shtator /ATSH – I. Vata/ Zëvendësministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Nina Guga deklaroi sot se në godinën e shkollës 9-vjeçare “Jusuf Puka” Durrës zhvillon mësimin edhe shkolla 9-vjeçare “Bedrie Bebeziqi”, që për shkak të dëmtimeve të pësuara nga tërmeti, në këto momente është në proces rindërtimi.

“Procesi mësimor vijon normalisht për të dyja shkollat. Deri tani stafi dhe nxënësit e kësaj shkolle nuk kanë pasur probleme dhe gëzojnë shëndet të plotë”, tha ajo.

Po ashtu, Guga shtoi se “drejtoritë e të dyja shkollave kanë një bashkëpunim shumë të mirë për menaxhimin e situatës dhe zbatojnë me përpikëri udhëzimin e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”.

“Urojmë që procesi mësimor për të dyja shkollat të vijojë pa problematika”, tha ajo.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.