Duplantis fshin Bubkën nga librat e rekordeve

ROMË, 18 shtator /ATSH-DPA/ – Vetëm qielli duket se është kufiri për Armand “Mondo” Duplantis, i cili tashmë ka fshirë legjendarin, Sergey Bubka, nga librat e rekordeve të kërcimit për së larti me shkop.

Suedezi Duplantis, 20 vjeç, kërceu me 6,15 metra në “Diamond League” të Romës të enjten, kërcimi më e lartë i arritur ndonjëherë, që kapërceu rekordin e Bubkës prej 6,14 metrash, i vendosur 26 vjet më parë sërish në Itali.

Bubka tashmë e kishte humbur rekordin e shtëpisë nga francezi Renaud Lavillenie në vitin 2014, para se Duplantis ta ngrinte atë fillimisht në 6,17 metra dhe më pas në 6,18 metra, në fillim të vitit.

Ky është, gjithashtu, rekord zyrtar botëror, sepse bordi drejtues i Atletikës Botërore, që nga viti 1998, nuk bën asnjë ndryshim midis rekordeve të brendshme ose të jashtme në ngjarjet në terren./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.