BRUKSEL- PE: Pas 5 nëntorit nuk e njohim më Lukashenkon si president

BRUKSEL, 18 shtator /ATSH-ANSA/ – Parlamenti Europian ka bërë thirrje për sanksione europiane ndaj presidentit bjellorus Aleksander Lukashenko, në të njëjtën kohë duke dënuar shtypjen e dhunshme të demonstruesve.

Në një rezolutë të miratuar sot me 574 pro, 37 kundra dhe 82 abstenime, Parlamenti Europian hodhi poshtë rezultatet zyrtare të të ashtuquajturave “zgjedhje presidenciale” të cilat u zhvilluan në Bjellorusi në 9 gusht, pasi ato u mbajtën “në shkelje flagrante të të gjitha standardeve të njohura ndërkombëtarisht”.

”Sapo të skadojë mandati i udhëheqësit autoritar në largim Aleksander Lukashenko më 5 nëntor, Parlamenti nuk do ta njohë më atë si president të vendit”, thuhet në rezolutën e PE.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.