BRUKSEL – KE: Tetë miliardë euro investime për teknologjinë

BRUKSEL, 18 shtator /ATSH-DPA/ – Superkompjuterët mund të marrin së shpejti tetë miliardë euro (9,47 miliardë dollarë) nga Komisioni Europian, njoftoi sot organi ekzekutiv i BE-së.

“Informatika me performancë të lartë është një kapacitet thelbësor dixhital për Europën”, tha zëvendëspresidentja e KE-së, Margrethe Vestager.

“Teknologjia mund të përdoret në luftën kundër pandemisë së koronavirusit të ri. Për shembull, superkompjuterët mund të ndihmojnë në kërkimin e terapive dhe të analizojnë përhapjen e infeksionit”, shtoi ajo.

Komisioni propozoi një rregullore të re për të ruajtur dhe dhënë përparësi rolit udhëheqës të Europës në fushën e superkompjuterave dhe informatikës kuantike./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.