BRUKSEL – BE: Sanksione për shkeljen e embargos libiane të armëve

BRUKSEL, 18 shtator /ATSH-DPA/ – Ministrat e Jashtëm të BE-së janë gati të bien dakord të hënën në lidhje me sanksionet për shkeljet e embargos libiane të armëve, thanë sot eurodiplomatët.

“Vendet e BE-së ranë dakord për një listë sanksionesh për subjekte dhe individë, që kanë siguruar anije, aeroplanë dhe logjistika të tjerë për transportin e pajisjeve luftarake”, thanë burimet.

Sipas diplomatëve, tri kompani nga Turqia, Jordania dhe Kazakistani, si edhe dy individë libianë janë në këtë listë.

Në vitin 2011, pas përmbysjes së diktatorit Moamer Gaddafi, Kombet e Bashkuara vendosën një embargo armësh për armë në Libi dhe shkeljet e kësaj mund të rezultojnë në sanksione./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.