BJELLORUSI – Tikhanovskaya: Lukashenko jeton në një botë imagjinare

MINSK, 18 shtator /ATSH-ANSA/ – Njoftimi për mbylljen e kufijtë perëndimorë të Bjellorusisë, nga ana e presidentit Aleksander Lukashenko provon se ai është një njeri i dobët që jeton në botën e tij imagjinare, deklaroi Svetlana Tikhanovskaya kandidatja e opozitës në zgjedhjet presidenciale bjelloruse të 9 gushtit.

“Lukashenko e ka provuar tashmë se nuk mund të na trembë me armiq imagjinarë dhe kishte akuzuar njerëz paqësorë dhe patriotë të vërtetë për tradhti ndaj atdheut”, shtoi ajo.

”Por, ajo që tha dje për mbylljen e kufijve paraqet një nivel krejt të ri të këtij realiteti. Këto janë fjalët e një njeriu të dobët që jeton në botën e tij imagjinare “, përfundoi Tikhanovskaya, e cila u detyrua të emigronte në Lituani pas votimeve.  /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.