Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” konfirmon 18 fluturime për të shtunën

TIRANË, 18 shtator/ATSH/ Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” njoftoi se për ditën e shtunë, 19 shtator, janë konfirmuar 18 fluturime në destinacione të ndryshme.

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” kërkon nga pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërsa u kujton se maskat janë të detyrueshme.⠀⠀⠀

Sipas njoftimit, lejohen të udhëtojnë rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit europianë dhe qytetarët me dokumente të veçanta.

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e shtunë janë:

Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Torino dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Milano dhe kthim
Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Ankona dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Memmingen dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Eindhoven dhe kthim
SkyUp – Kiev – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)
Wizz Air – Tiranë – Mulhouse dhe kthim
Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Verona dhe kthim
British Airways – Tiranë – Heathrow dhe kthim

/a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.