Trupat shqiptare, pjesë e KFOR nderohen me medaljen e NATO-s

TIRANË, 17 shtator/ATSH-A. Fortuzi/ Trupat shqiptare në KFOR janë nderuar këtë të enjte me medaljen e NATO-s.

Medalja e marrë nga trupat shqiptare vjen për shërbimin e realizuar në misionin e Aleancës për një vend më të sigurt.

Lajmi për marrjen e medaljes e ka dhënë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila ka publikuar dhe foton e momentit të dorëzimit të medaljes nga përfaqësues të NATO-s tek trupat shqiptare.

“Trupat shqiptarë në Kosovo Force – KFOR nderohen me medaljen e NATO-s, për shërbimin e tyre në misionin e Aleancës për një vend më të sigurt. Ne jemi NATO”, theksoi Xhaçka. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.