Liga e Europës/ “Kukësi” e “Teuta” humbin me poker golash, eliminim tragjik i “Laçit”

TIRANË, 17 shtator/ATSH-A. Fortuzi/- “Kukësi”, “Teuta” dhe “Laçi” janë eliminuar nga Europa Ligë, ndërsa vetëm “Tirana” vijon rrugën e saj në këtë kompeticion.

Në ora 16:00 në fushë zbriti “Teuta” e cila priste spaniollët e “Granadas”, të cilët fituan 4-0 në “Niko Dovana” të Durrësit. Goli i parë erdhi që në minutën e pestë, kur pas një shpërthimi në krahun e majtë, Kennedy krosoi në zonë dhe gjeti të lirë sulmuesin Soldado, i cili i pa shqetësuar nga mbrojtja e Teutës, gjuajti saktë me të majtën dhe dërgoi topin në rrjetë. Vetëm 5 minuta më vonë erdhi një tjetër gabim i durrsakëve në mbrojtje, këtë herë me Fabian Beqajn që dorëzoi topin te kundërshtari dhe Soldado i ktheu reston brazilianit Kennedy, i cili shënoi golin e dytë për spanjollët. Në minutën e 31-të, nga një goditje dënimi pa shumë pretendime, Kennedy uli bukur topin në zonë për Herrerën dhe ky i fundit shënoi edhe golin e tretë, duke vënë në kasafortë suksesin e spanjollëve. Po ashtu Herreira shënoi dhe golin e 5-të.

“‘Kukësi” humb 0-4 përballë “Wolfsburgut” në “Air Albania”. Wout Weghorst zhbllokoi takimin në minutën e 21-të, duke shfrytëzuar pasigurinë e Obanor në spastrimin e zonës, ndërsa në të 33-ën dyfishoi shifrat Lacroix.  “Wolfsburgu” shënoi golin e tretë me Wegorhst në minutën e 74-t. Rezultatin përfundimtar 0-4 e vulosi një shqiptar, pikërisht Admir Mehmedi, i shërbyer nga Schlager.

Ndërkohë humbje tragjike u regjistrua për “Laçin”, i cili mund nga “Hapoel Be’er Shevas ”

Në pjesën e parë skuadrat ishin shumë më të kujdesshme në lojën e tyre, pa rrezikuar seriozisht portat kundërshtari. Në pjesën e dytë skuadrat nisën të jenë më agresive.. Në të 54-tën portieri i hoqi një gol të sigurt Nëabuezes me majat e gishtave, por pak minuta më vonë, sulmuesi i Laçit e pati të lehtë për ta dërguar topin në rrjetë, pasi u shërbye nga Xhixha. Pas këtij episodi miqtë nisën të jenë më agresivë. Lodhja ndikoi tek bardhezinjtë dhe në minutën e 91’ nisi drama. Agudelo përfitoi nga një pakujdesi e mbrojtjes Adolf Selmani uli me gjoks topin pas një krosimi, që u kthye në asist për kundërshtarin, duke barazuar rezultatin, ndërsa në në minutën e katërt shtesë Varenne realizoi golin që shoi shpresat e kurbinasve për një kualifikim historik.

Pas eliminimit të tre skuadrave shqiptare, në lojë ka mbetur “Tirana” e cila u përzgjodh nga fati si një nga skuadrat që kalonte në turin e pas ardhës të Europa Ligës, pa patur nevojë të sfidonte ndonjë skuadër.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.