FRANCË – Tregu europian i automjeteve në rënie prej 18% si pasojë e COVID-19

PARIS, 17 shtator /ATSH-AFP/ – Tregu europian i automjeteve, i goditur në pranverë nga kriza shëndetësore, ka pësuar sërish rënie prej 18,9% në një vit në muajin gusht, shenjë e rimëkëmbjes së ngadaltë dhe të vështirë, sipas shifrave të publikuara sot. 

“Grupet franceze dolën pak më keq se mesatarja muajin e kaluar. Grupi Renault (me Dacia, Lada dhe Alpine) pësoi një rënie prej 24,7% në regjistrimet e tij krahasuar me gushtin 2019, ndërsa PSA (Peugeot, Citroën, Opel / Vauxhall, DS) regjistroi një rënie prej 20,8%”, theksoi Shoqata e Prodhuesve Evropianë të Automjeteve (ACEA) në një komunikatë./ /ec/
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.