“Jam i shqetësuar, por besoj se një marrëveshje është ende e mundur. Dëshirojmë të arrihet dhe ka ende disa javë negociata para nesh”, theksoi ai për radion France Inter.
Por, sekretari i Shtetit francez nënvizoi gjtihashtu se një “no deal” (mungesë e marrëveshjes) do të ishte më mirë se një marrëveshje e keqe për europianët.
“Një marrëveshje e keqe, do t’i jepte shumë britanikëve, që do t’u jepte akses në tregun tonë pa respektuar rregullat tona, shëndetësore, klimatike etj… kjo do të ishte më keq”, theksoi ai.
Përballë rrezikut të një “no deal”, Parisi po përgatitet me masa mbështetëse, në rast për sektorët më të prekur”, shtoi ai duke përmendur sektorin e peshkimit dhe turizmit në Francë./ /ec/