Bulevardi në bashkinë Memaliaj/ Nis përmirësimi i sistemit të ndriçimit

TIRANË, 17 shtator /ATSH/ Bashkia e Memaliajt është drejt përfundimit të investimit për zëvendësimin e ndriçimit në bulevardin kryesor të qytetit.

Përmirësimi i sistemit të ndriçimit e bën këtë aks rrugor më të sigurt, si për automjetet dhe për këmbësorët.

Bashkia Memaliaj bën të ditur se, sistemimi i rrjetit të ndriçimit të qytetit sipas standardeve më të mira, në një gjatë totale që arrin bashkë me rrugët dytësore në 1.3 km, është një tjetër projekt i radhës, i realizuar nga bashkia brenda një kohe të shkurtër.

“Pas rehabilitimit të trotuarit dhe shtimit të gjelbërimit, u realizua ndërhyrje në gjithë ndriçimin publik në qytet. Në rrugën “Memo Nexhipi” në krahun e majtë u vendosën ndriçues LED”, bën të ditur bashkia Memaliaj.

Ky investim i bashkisë, me teknologjinë më efikase do të kursejë energjinë elektrike dhe përmirësojë ndriçimin për qytetarët e vizitorët.

/a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.