BRUKSEL – KE paraqet planin e klimës për një BE më të gjelbër

BRUKSEL, 17 shtator /ATSH-DPA/ – Komisioni Europian paraqiti sot planin e tij të ri për klimën 2030, duke përfshirë një objektiv më të rreptë për të ulur me 55 % nivelet e emetimeve gazrave serrë.

“E ardhmja e brezave të ardhshëm është në rrezik, nëse BE nuk merr masa tani”, tha Frans Timmermans, eurokomisioneri për Marrëveshjen e Gjelbër Europiane.

Si pjesë e planit, KE botoi ndryshimet e sugjeruara në një Ligj Europian të Klimës, të propozuar më parë, duke përfshirë objektivin e ri të uljes së detyrueshme me ligj të emetimeve me 55 %, nga 40 %.

Timmermans sqaroi se Komisioni do të paraqesë një plan të detajuar për mënyrën e arritjes së këtij objektivi deri në qershor 2021./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.