Amar, fëmija i 898 që përfiton bonusin e bebes këtë vit në Spitalin Rajonal të Fierit

IRANË, 17 shtator/ATSH/ Amar Ngresi është djali që lindi në maternitetin e Fierit nën asistencën e doktor Eduard Kapaj dhe është fëmija i 898 që përfiton bonusin e bebes këtë vit i lindur në Spitalin Rajonal të Fierit.

Prej janarit 2020 në maternitetin e Fierit janë shpërndarë rreth 900 çeqe për të sapoardhurit në jetë.

“Bonusi i bebes në ndihmë të familjeve të reja dhe familjeve me shumë fëmijë. Një nga politikat sociale që ka gëzuar shumë familje në qytetin tonë krahas ardhjes në jetë të bebeve të tyre.

Prej Janarit 2020 në maternitetin e Fierit janë shpërndarë rreth 900 çeqe për të sapoardhurit në jetë. Amar Ngresi është djali që lindi në maternitetin e Fierit nën asistencën e dr. Eduard Kapaj dhe është fëmija i 898 që përfiton bonusin e bebes këtë vit i lindur në spitalin tonë.

Nga pagesa universale e Bonusit të Bebes familjet përfitojnë:Shumën 400 mijë lekë të vjetra për beben e parë; 800 mijë lekë të vjetra për bebe e dytë; 1 milion e 200 mijë lekë të vjetra për bebin e tretë, të katërt, një investim i ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për të gjithë fëmijët shqiptar”, ka informuar spitali Rajonal i Fierit.

z.tosku//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.