SHBA – BB: Kapitali njerëzor i kërcënuar më shumë se kurrë nga pandemia e COVID-19 

UASHINGTON, 16 shtator /ATSH-AFP/ – Pandemia e COVID-19 kërcënon të fshijë përparimin e dukshëm të bërë gjatë dekadës së fundit në arsim dhe shëndetësi, veçanërisht në vendet më të varfëra, paralajmëroi sot Banka Botërore në raportin e saj të ri mbi indeksin e kapitalit njerëzor.

Ky tregues mat nivelin që një fëmijë i lindur sot ka të ngjarë të arrijë deri në moshën 18 vjeç, i bazuar në shërbimet shëndetësore dhe arsimore të vendit të tij.

“Kapitali njerëzor është absolutisht jetik për të ardhmen ekonomike dhe financiare të një vendi”, tha David Malpass, presidenti i Bankës Botërore, gjatë një videokonference.

“Por të gjitha arritjet rrezikojnë të zhduken nga pandemia”, shtoi ai.

Raporti 2020 përfshin të dhëna nga 174 vende, që përfaqësojnë 98% të popullsisë së botës.

Sipas BB, analiza tregon se para pandemisë, shumica e vendeve kishin bërë përparime të qëndrueshme në ndërtimin e kapitalit njerëzor të fëmijëve, ku përparimi më i madh u vu re në vendet me të ardhura të ulëta./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.