Nuk justifikoi pasurinë/ KPK shkarkon nga detyra prokurorin e Tiranës, Alket Mersini

TIRANË, 15 shtator /ATSH – I. Vata/ Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkon nga detyra Alket Mersinin, prokuror pranë Prokurorisë Tiranë pasi nuk justifikoi ligjshmërinë e pasurisë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi sot një seancë për shpalljen e vendimit për subjektin e rivlerësimit Alket Mersini, prokuror pranë Prokurorisë Tiranë.

Prokurori pranë Prokurorisë Tiranë, Alket Mersini u përball me trupin gjykues për ligjshmërinë e pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional më 14 shtator.

Trupa gjykuese e përbërë nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine, Pamela Qirko pasi shqyrtoi provat dhe faktet dhe pretendimet e palës, vendosi shkarkimin nga detyra të Alket Mersini, prokuror pranë Prokurorisë Tiranë, pasi nuk justifikoi pasurinë.

Alket Mersini e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1999 dhe përgjatë dy dekadave ka punuar si prokuror në Prokurorinë e Durrësit dhe atë të Tiranës. /a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.