Mbretëresha Elizabeth II humbet fronin… në Barbados

ANTIGUA, 16 shtator /ATSH-AFP/ – Barbados njoftoi sot se do të çlirohet nga varësia e tij në Kurorën Britanike dhe do të bëhet republikë deri në fund të nëntorit 2021.

Shkurorëzimi kushtetues u shpall të martën nga Guvernatorja e Përgjithshme e ishullit, Sandra Mason, gjatë një fjalimi në parlamentin lokal.

“Duke qenë se ka marrë pavarësinë e tij më shumë se një gjysmë shekulli më parë, vendi ynë nuk mund të ketë dyshime në lidhje me kapacitetet e tij për të menaxhuar veten”, tha Mason.

“Ka ardhur koha t’i japim njëherë e përgjithmonë lamtumirën të kaluarës sonë koloniale. Populli i Barbados dëshiron një kryetar shteti nga Barbados”, vazhdoi përfaqësuesja zyrtare në ishullin e Mbretëreshës së Anglisë.

Kështu Elizabeth II do të humbasë sovranitetin e saj mbi një nga mbretëritë e fundit të Komonuelthit, të cilat janë ish-koloni britanike të bëra të pavarura./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.