Kumbulla pranë “Romës”, sot pritet firma me verdhekuqtë

TIRANË, 16 shtator /ATSH/ – Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla pritet të firmosë sot me skuadrën e Romës në kampionatin italian të futbollit, Serie A.

Kumbulla pritet të mbërrijë sot në Romë rreth orës 16:30 për të firmosu kontratën 5-vjeçare me klubin verdhekuq nga e cila do të përfitojë 1,5 milionë euro në sezon, plus bonuset, raportojnë mediet italiane.

Roma kështu ka mposhtur konkurrencën e Interit dhe Lazios në Serie A, por edhe klubeve angleze.

Presidenti i Veronës, Setti pranoi ofertën e klubit kryeqytetas që i paraqiti një marrëveshje për huazimin 1-vjeçar të 20-vjeçarit me detyrim blerjeje sezonin e ardhshëm për shumën e 30 milionë eurove.

Kumbulla pranoi ofertën e  Romës që tregoi se ishte ekipi që e kërkoi më me ngul talentin shqiptar.

/gj.m//a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.