Kavajë/ Zona e re zhvillimore do të strehojë 300 familje

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Kryetari i bashkisë së Kavajës, Redjan Krajli ka inspektuar zonën e re zhvillimore ku do të strehohen 300 familje të cilët humbën banesat e tyre për shkak të dëmtimeve të tërmetit të 26 nëntorit.

Krajli thotë se inspektimet e vazhdueshme në kantierin e Rindërtimit kryhen me qëllim që punimet të garantojnë standarde më të mira infrastrukturore duke nisur nga rrjeti rrugor.

“Në kantierin e rindërtimit po merr jetë dita ditës zona e re zhvillimore që do të strehojë plot 300 familje që humbën banesat e tyre nga lëkundjet fatale të natës së 26 nëntorit.

Inspektojmë vazhdimisht punimet për të garantuar standardet më të mira infrastrukturore, duke filluar me rrjetin rrugor, me rrjetin inxhinierik të furnizimit me energji, rrjetin e ujësjellësit”, u shpreh kryebashkiaku Krajli.

z.tosku/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.