Kantieri i ujit në Poliçan/ Realizohen 75% e punimeve që garantojnë 24 orë ujë për mbi 12 mijë banorë

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Kantieri i ujit në Poliçan është një tjetër investim i rëndësishëm për modernizimin e sistemit të furnizimit me 24 orë ujë të pijshëm e me cilësi për Poliçanin dhe fshatrat Mbrakull e Pronovik.

Kryeministri Edi Rama solli sot në vëmendje këtë investim të rëndësishëm që garanton 24 orë ujë të pijshëm për 12 428 banorë.

“Loti 2 përmbyll 100% infrastrukturën e ujësjellësit për këto zona, ku nga një rrjet i amortizuar i viteve 1970, tashmë me 75% të punimeve realizuar, shumë shpejt 12 428 banorë do të kenë 24 orë ujë pa ndërprerje pas sistemimit njëherë e përgjithmonë të gjithë infrastrukturës në ujësjellës”, tha Rama.

Aktualisht janë realizuar 75 % e punimeve 14.5 km linjë kryesore, 10.5 km rrjet i ri shpërndarës në dy fshatra, depo e re 200 m3. /m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.