ITALI – Zjarr masiv në portin e Ankonës

ANKONA, 16 shtator /ATSH-ANSA/ – Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu në portin e Ankonës për shkak të një problemi të panjohur, që po hetohet.

Flakët filluan rreth orës 00:35 brenda ish-magazinës ”Tubimar”.

”Zjarri u kufizua nga zjarrfikësit, por ka ende shpërthime brenda zonës. Operacionet për shuarjen e zjarrit, gjithsesi do të vazhdojnë gjatë gjithë ditës”, lajmëruan zjarrfikësit.

Disa kamionë dhe pajisjet e depove të prekura u shkatërruan, ku gjendeshin tretës, ngjyra dhe materiale të tjera potencialisht toksike.

Në zonë ka edhe një kompani që prodhon azot të lëngshëm, një termocentral si dhe një fabrikë metani.

Komuna e Ankonës ka ftuar qytetarer të mbajne dritaret e mbyllura si një masë paraprake, në pritje të rezultateve të analizave, ndërsa qendra e qytetit është akoma me tym. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.