Fëmijët e Shijakut mundësi të mësojnë gjuhën angleze përmes një kursi falas të mundësuar nga bashkia

TIRANË, 16 shtator /ATSH/ Fëmijët në Shijak do të kenë mundësinë të mësojnë dhe praktikojnë gjuhën angleze përmes një kursi falas të mundësuar nga bashkia.

English Club është kursi i organizuar nga bashkia Shijak me nxënës nga shkollat 9-vjeçare.

“Pas një shkëputje për shkak të tërmetit e më pas pandemisë, fëmijët do të kenë mundësinë të mësojnë dhe praktikojnë gjuhën angleze përmes këtij kursi falas të mundësuar nga bashkia dhe do të përfshihen në aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike të grupmoshës së tyre”, u shpreh kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana.

“Çdo aktivitet do të realizohet duke zbatuar rregullat e vendosura për të parandaluar përhapjen e COVID-19”, nënvizoi ai.

“Fëmijët janë gjithmonë në qendër të vëmendjes time. Ku ka vullnet, ka zgjidhje!”, tha Arbana, ku theksoi se fotot e publikuara janë realizuar përpara pandemisë.

/gj.mima//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.