COVID-19/ Ministria e Shëndetësisë: 65 të shëruar, 144 raste të reja, 3 humbje jete në 24 orët e fundit

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka informuar se brenda 24 orëve të fundit janë identifikuar 144 raste të reja pozitive me COVID-19.

Mirela Cami, drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor tha se situata në spitale vijon të jetë e qëndrueshme.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 174 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID-19 një 57-vjeçar nga Lushnja, një 74-vjeçar dhe një 83-vjeçar nga Tirana. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shprehu ngushëllimet familjarëve.

Janë kryer në 24 orët e fundit 824 testime dhe janë konfirmuar 144 qytetarë të prekur me COVID19.

Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon: 55 raste në Tiranë, 15 në Fier, 10 në Elbasan, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Durrës, Kurbin, Divjakë, Gramsh, 6 në Korçë, 5 në Lushnjë, nga 3 raste në Shkodër, Pogradec, Delvinë, nga 2 raste në Krujë, Përmet, nga 1 rast në Kavajë, Berat, Gjirokastër.

“Në 24 orët e fundit janë shëruar 65 qytetarë, duke e çuar në 6733 që nga fillimi i epidemisë”, tha Cami.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu kujton qytetarëve të mos neglizhojnë shenjat e sëmundjes dhe në çdo rast të kontaktojnë urgjencën kombëtare në numrin 127, kur dyshojnë se janë prekur nga Sars-Cov 2.

“Qëndroni në kontakt me mjekun e familjes dhe për çdo informacion të sigurt rreth koronavirusit, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40, të vendosur në dispozicion nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale’’, apeloi Cami.

COVID-19 – Statistika (16 shtator 2020)

Testime totale                 76400

Raste pozitive                  11816

Raste të shëruara             6733

Raste aktive                     4740

Humbje jete 343 (qarku Tiranë 165, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 18, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   2372

Durrës                   526

Shkodër                 365

Lezhë                    274

Elbasan                  262

Korçë                    214

Fier                       212

Vlorë                     181

Kukës                    140

Berat                     93

Dibër                     51

Gjirokastër             50

z.tosku/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.