COVID-19/ 22 pacientë po trajtohen në Spitalin e Pejës, 5 janë në gjendje më të rëndë

PRISHTINE, 16 shtator /ATSH/ -Në Spitalin e Pejës po trajtohen 22 pacientë me COVID-19. 17 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe 5 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Nga spitali kanë njoftuar se një pacient është në respirator, ndërsa 8 pacientë janë shëruar.

“8 Pacientë janë shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 22 pacientë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacientë është në Respirator, 17 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë”, njoftojnë nga spitali.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 198 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë./KosovaPress/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.