Bypass-i i Fierit/ 390 milionë lekë për kompensimin e pronarëve

TIRANË, 16 shtator/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot disa ndryshime në vendimin “Për shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme pronë private që preken nga ndërtimi i Bypass-it të Fierit”.

Sipas këtij vendimi, pronarët do të kompensohen me një vlerë të përgjithshme prej 390 578 495 lekësh prej të cilave 373 890 193.7 lekë për tokën bujqësore me sipërfaqe 769 447.83 m².

Po ashtu, do të kompensohen me 406 300 lekë për tokë truall me sipërfaqe 170 m², dhe me 16 282 001 lekë për objektet që preken nga bypass-i.

Vlera e përgjithshme e shpronësimit, në shumën 390 578 495 lekë, do të përballohet nga fondet e planifikuara për Autoritetin Rrugor Shqiptar”. Ndërsa vlera e shpenzimeve procedurale, prej 50 000 lekësh, do të përballohet nga buxheti i miratuar për Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.

/m.m/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.