Braçe: PS e vetmja qeveri që në 30 vite ka financuar masivisht sportin

TIRANË, 16 shtator /ATSH – I. Vata/ – “Futbollin e kanë marrë partitë. Ai që është presidenti i FSHF më tepër se biznesmen më tepër presidenti i FSHF është një person politik. Ka nën vetë një nga sekretarë, mbase ministrin e brendshëm në hije të PD-së Enkelejt Alibeja”, tha në një intervistë televizive, zëvendëskryeministri Erion Braçe.

Braçe shton se “lekë, lehtësi, zhvillim për sportin, jo lekë, lehtësi, zhvillim për tregtarin e sportit. Kur Armando Duka e Koço Kokodhima po bëjnë partinë e po u mohojnë shqiptarëve futbollin, atë futboll që luhet e gjuhët me topin e këtyre, duhen ca të vërteta; E para, kjo e PS është qeveria e vetme në 30 vite që ka financuar masivisht sportin, rikthehu edukimin fizik, sportiv në shkolla bashkë me mësuesit e mbetur rrugëve. Vendosi standardin qe çdo shkollë e re apo që rikonstruktohet ka palestrën e terrenet sportive të saj, janë qindra të tilla në 3 vitet e fundit. E dyta, kjo e PS është e vetmja qeveri që ka ndërtuar stadiume, qendra olimpike, vepra pas 40 vitesh për sportin. E treta, kjo e PS është e vetmja qeveri në 30 vite që ka miratuar një paketë të plotë për sportin, që bën të mundur hyrjen e sportit në kapitalizëm, ja jep klubet sportive kapitalit privat duke transferuar aksionet e shtetit, bashkive”.

“Dhënien klubeve sportive të aseteve publike pa afat,  ul në 6% TVSH për investimet në këto asete sportive apo kudo. Garanton financim nga pushteti vendor me kushtin që të deklarojnë rroga sportistësh mbi 100 mijë lekë. Bën zero tatimin mbi rrogat e futbollistëve për 2 vite, taksën e pasurisë për ndërtesat sportive, TVSH për ndihmat, sponsorizimet në paisje sportive e të mjekësisë sportive. Për sponsorizime deri ne 5% të fitimit, llogarit 3 herë me shumë shpenzim të zbritshëm. Legjitimon kartën e tifozit e ndëshkon ashpër dhunën në sport”, thekson ai.

Po ashtu, Braçe shton se “me specifikisht, FSHF -së kjo qeveri i ka vënë në dispozicion dy prona me vlerë marramendëse në kryeqytet, pronën mbi të cilën u ndërtua stadiumi “Qemal Stafa”, pronën me vlerë tregu 60 mln euro ku u ndërtua federata me e shtrenjtë në vend, (presidenti i vogël duhet t’i thotë një fjalë presidentit të madh të partisë së nuk e dekreton).

“Tani, dua t’i pyes presidentët e Ligës që e drejton vartësi i Armando Dukës dhe e tutelon brutalisht Koço Kokëdhima, edhe sa do pranoni që garën ta organizojë Armand Duka, gjyqtarët t’i caktojë Armand Duka e rezultatet sportive t’i vendos ai. Për paratë, edhe sa do pranoni që të drejtën televizive tua shesë Armand Duka në biznesin e tij. Jo për gjë, por qeveria vendosi ta merrni ju 100%”, tha ai. /a.a/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.