Agjencia Telegrafike Shqiptare

FRANCË – OECD moderon parashikimin për dëmin ekonomik global nga COVID-19

PARIS, 16 shtator /ATSH-DPA/ – Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) parashikoi sot se dëmi ekonomik global nga koronavirusi i ri nuk do të jetë aq i keq sa parashikohej tre muaj më parë.

“PBB-ja do të tkurret me 4,5% këtë vit, më pak se rënia me 6 % që u parashikua në qershor”, tha OECD.

“Ekonomia globale pritet të rritet sërish me 5 % në 2021, duke e lënë atë në vlera pak më të mëdhaja se në fund të vitit 2019, para goditjes së pandemisë”, shtoi organizata.

Sipas saj, rënia e parashikuar e prodhimit global, edhe pse më e vogël nga sa pritej fillimisht, do të mbetet e pashembullt në historinë e kohëve të fundit./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Exit mobile version