Siguria ushqimore/ AKU inspekton 312 biznese, asgjësohen 23,701 tonë produkte ushqimore

TIRANË, 15 shtator/ATSH/ Trupat inspektuese të AKU-së kanë kryer gjatë ditës së sotme 312 inspektime dhe monitorime edhe si pjesë e taskforcës antiCovid.

Taskforca antiCOVID në vijim të monitorimit nëpër biznese, një vëmendje të veçantë u ka kushtuar edhe monitorimit të shkollave me fillimin e vitit të ri shkollor, në zbatim të protokollove të sigurisë, si mënyrë e vetme në shmangien e përhapjes së virusit.
Gjatë inspektimeve nëpër biznese ushqimore janë dhënë 16 masa me paralajmërim për mungesë të librezave shëndetësore, mos rinovim të analizave të ujit, ambienteve të tregtimit të pa sistemuara etj.

Me kërkesë të vetë subjektit janë asgjësuar 23,701 tonë produkte ushqimore.

“Referuar planit të marrjes së mostrave janë marrë 58 mostra në monitorim të qumështit, por edhe në fruta-perime për analizim të mbetjeve pesticide”, bën të ditur AKU.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit siguron se do të vijojë punën pandërprerë në garantim të sigurisë ushqimore dhe mbrojtjes së shëndetit të konsumatorëve./a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.