Shkolla 9-vjeçare “Ahmetaq” në Vorë po rilind më e bukur dhe më e fortë për 220 nxënës dhe mësues

 

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/775198689906205/?t=43

TIRANË, 15 shtator/ATSH/ Shkolla 9-vjeçare, “Ahmetaq” në Vorë, u rrënua 26 nëntorin e shkuar, por në 26 nëntorin që po vjen do të rihapë dyert e rilindur për nxënësit dhe mësuesit, me kushte optimale, pa dallim nga shkollat e komunave europiane.

Kryeministri Edi Rama inspektoi sot punimet që po kryhen për ndërtimin e kësaj shkolle.

“Shkolla nëntëvjeçare “Ahmetaq” në Vorë po rilind më e bukur dhe më e fortë për 220 nxënës dhe mësuesit që do të rikthehen në oborrin e shkollës së tyre”, deklaroi Kryeministri.

Shkolla e re do të ketë një sipërfaqe 2 herë më të madhe se ajo që kishte para se të dëmtohej nga tërmeti. Po ashtu, shkolla ka 8 klasa, 3 laboratorë, një bibliotekë dhe një sallë shumëfunksionale.

Në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti i fortë që goditi vendin tonë në 26 nëntor të vitit që lamë pas janë 143 shkolla që do të ndërtohen të reja, me standarde europiane në kuadër të programit të rindërtimit me fonde nga buxheti i shtetit dhe donatorët.

/a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.