Regjistrimi i markës i bën produktet të dallueshme dhe unike në treg

TIRANË, 15 shtator/ATSH/ Promovimi dhe regjistrimi i objekteve të pronësisë industriale është në fokus të turit të takimeve me biznesin të ekspertëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale.

Qyteti i Gjirokastrës ishte ndalesa e radhës.

Alegria, Antigone, Progresstrast ishin disa nga bizneset ku ekspertët shpjeguan mbi rëndësinë që regjistrimi i markës ka jo vetëm për t’i bërë prodhimet e tyre të dallueshme dhe unike në treg, por edhe për njohjen e këtyre produkteve në tregjet ndërkombëtare.

Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit që DPPI ka me Qendrën Kombëtare të Biznesit, përfaqësuesit u ndalën në qendrën e integruar Gjirokastër, ku ndanë materiale promovuese, i shpjeguan të interesuarve rolin që DPPI ka, si dhe i garantuan ofrimin e një shërbimi sa më cilësor të njëjtë me atë të Bashkimit Europian./a.gjonaj//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.