Rama me kryeministrin grek Mitsotakis në Athinë: Marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë

 

TIRANË, 15 shtator /ATSH – I. Vata/ – Kryeministri Edi Rama ka takuar kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis gjatë një vizite në Athinë.

“Një darkë e bukur me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, që ofroi përzemërsisht mikpritjen e tij”, tha Rama.

Po ashtu, kryeministri Rama thekson se “marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy popujve janë busulla jonë drejt shkëlqimit të marrëdhënieve mes dy vendeve”. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.