Ndryshimi i mënyrës së jetesës është një armë kundër Alzheimer

CANBERRA, 15 shtator /ATSH-ANSA/ – Ndryshimet në mënyrën e jetesës mund të zvogëlojnë rrezikun e demencës për ata mbi 65 vjeç, që kanë simptomat e para të Alzheimer-it, sipas një hulumtimi nga Universiteti Kombëtar Australian.

Në një artikull të botuar në “Journal of the American Geriatric Society”, studiuesit përshkruan punën e tyre që u përqëndrua në ndryshimet e mënyrës së jetesës, për një semestër të plotë, të 119 personave.

“Personat, të cilët raportuan se kishin rënie konjitive ose simptoma të lehta në lidhje me sëmundjen Alzheimer, qenë në gjendje ta zmbrapsin atë falë ndryshimeve në mënyrën e jetesës, me ushtrime, një dietë të shëndetshme dhe stërvitje të trurit”, shpjegoi Mitchell McMaster, studiuesi i cili konceptoi programin dhe ndoqi studimin.

Shkencëtarët theksuan se ky studim konfirmoi faktin se, duke bërë disa ndryshime pozitive në mënyrën e jetesës, mund të zvogëlohet rreziku i demencës tek ata që tashmë vuajnë nga rënia konjitive./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.