Mjekët e familjes kryen 3,2 milionë konsulta në 7-mujorin e parë të vitit

TIRANË, 15 shtator /ATSH/ Në 7-mujorin e parë të këtij viti, mjekët e familjes kryen 3,2 milionë konsulta në të gjithë vendin.

Sipas shifrave të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) gjatë kësaj periudhe që përkoi edhe me situatën e përhapjes së COVID-19, mjekët e familjes kryen rreth 352 mijë konsulta për patologji të ndryshme në distancë online.

Rreth 11% e totalit të konsultave janë kryer në distancë nëpërmjet sistemeve online për shkak të pandemisë, bën të ditur FSDKSH-ja.

Konsultat online janë zhvilluar jo vetëm nga mjekët e shërbimit parësor, por edhe nga qendrat spitalore, nëpërmjet rrjeteve sociale, thirrjeve telefonike, WhatsApp dhe Viber.

Më së shumti mjekësia në distancë ka shërbyer për trajtimin e të sëmurëve kronikë, por gjatë kësaj periudhe online, janë ndjekur edhe një pjesë e të sëmurëve me COVID-19, për të cilët ka qenë e nevojshme vajtja në spital. e.xh//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.