Google do të jetë pa karbon brenda vitit 2030

KALIFORNI, 14 shtator /ATSH-ANSA/ – Kompania Google është angazhuar të përdorë energji pa emetime karboni, 24 orë në ditë, 7 ditë në javë, brenda vitit 2030, njoftoi CEO i kompanisë, Sundar Pichai, në një post zyrtar.

“Javën e kaluar shumë prej nesh u zgjuan nga një qiell portokalli në Kaliforninë Veriore për shkak të zjarreve të vazhdueshme. Shkenca është e qartë, bota duhet të marrë masa tani për të shmangur pasojat më të këqija të ndryshimit të klimës”, shton Pichai.

”Angazhimi mjedisor i Google do të gjenerojë “mbi 20 000 vende të reja pune në energji të pastër dhe sektorë të lidhur, në SHBA dhe në botë, deri në vitin 2025”, shtoi ai.

“Që nga viti 2017 ne kemi bërë që konsumi ynë i përgjithshëm i energjisë elektrike të përkojë me 100% të energjisë së rinovueshme. Tani ne duam të shkojmë më tej: deri në vitin 2030 ne synojmë të veprojmë me energji pa karbon kudo, në çdo kohë’’, shtoi ai./ /os/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.