Dita e parë e shkollës në komunën Vo filloi me këngë nga fëmijët arbëreshë të Portokanones

TIRANË, 15 shtator /ATSH – I. Vata/ Presidenti Ilir Meta ka uruar sot në ditën e parë të shkollës fëmijët arbëreshë në Itali.

Meta shprehet se “me prezencën e Presidentit Sergio Mattarella, dita e parë e shkollës në Komunën VO, e para e goditur nga COVID-19 në Itali, filloi me këngë nga fëmijët arbëreshë të Portokanones, që e ruajnë me krenari ndër shekuj gjuhën e bukur”.

“Urime për një vit të mbarë shkollor fëmijëve arbëreshë dhe të gjithë fëmijëve të Italisë fqinje”, tha ai.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.