80-vjetori i Reshat Arbanës/ Origjinal në çdo rol dhe frymëzues në çdo interpretim

TIRANË, 15 shtator /ATSH – I. Vata/ Presidenti Ilir Meta ka shprehur urime me rastin e 80-vjetorit të aktorit Reshat Arbana.

“Shumë urime Nderit të Kombit dhe skenës shqiptare, mjeshtrit të papërsëritshëm të aktrorit, Reshat Arbana, në 80-vjetorin e tij të lindjes”, shprehet Meta.

“Origjinal në çdo rol dhe frymëzues në çdo interpretim, me zë kumbues, talent të jashtëzakonshëm artistik dhe falë një personaliteti të rrallë që rrezaton fisnikëri, Reshat Arbana e ka pasuruar kulturën tonë kombëtare, duke u kthyer në një nga aktorët më të dashur popullorë për të gjitha brezat. Me padurim presim ta rishohim në role të reja. Për Reshat Arbanën do të ketë vetëm pranvera”, u shpreh Meta. /j.p//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.