Naomi Watts humbet qendrën e vëmendjes nga një… laraskë!

OTAVA, 14 shtator /ATSH-AFP/ – Aktorja Naomi Watts, e cila ka punuar me emra të mëdhenj të Hollivudit, si David Lynch dhe Sean Penn, pranoi se një laraskë i “vodhi” qendrën e vëmendjes në disa skena të filmit “Penguin Bloom”, i prezantuar të shtunën në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronto (TIFF), që po zhvillohet virtualisht.

“Isha pak e shqetësuar. Si mund ta bësh një zog, një laraskë, të luajë film? Dihet mirë, ato nuk janë shumë miqësore”, tha aktorja, gjatë një konference virtuale për shtyp.

“Ato më vodhën qendrën e vëmendjes ditë pas dite”, tha Watts, duke kujtuar me buzëqeshje se një nga zogjtë kishte pushuar në kokën e saj në ditën e parë të xhirimeve.

Naomi Watts luan rolin e Sam Bloom-it në historinë e frymëzuar nga libri me të njëjtin titull “Penguin Bloom”, ku një zog i dëmtuar, i quajtur Penguin, ndihmon një familje të kapërcejë dramën e paralizimit të nënës së saj./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.