Fotogaleri/ Parada e makinave retro në Vlorë, supriza e shtatorit për qytetarët e turistët

TIRANË, 13 shtator /ATSH/ Parada retro e mjeteve të koleksionit historik shqiptar, së bashku me punishten e targave suvenir, startoi në qytetin bregdetar të Vlorës në ritmet JAZZ & SWING.

Koleksioni i përzgjedhur i makinave shumëngjyrëshe dhe modele nga më të hershmet dhe antiket sollën një spektakël plot dashuri për artin e të bukurën si një surprizë për të gjithë dashamirësit e automjeteve, nostalgjikët, banorët dhe turistët në qytetin e Vlorës, këtë messhtatori.

Ky event nën logon “Një pasion që jeton mes kujtimeve për t’u soditur duke respektuar protokollet e distancës”, është një organizim në bashkëpunim me bashkinë e Vlorës dhe i kuruar artistikisht nga Hemingway Fan Club Albania.

/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.