AUSTRI – Grossi: Së shpejti një inspektim i dytë bërthamor në Iran 

VJENË, 14 shtator /ATSH-AFP/ – Irani është i vendosur të lejojë një inspektim bërthamor nga jashtë për një vend të dytë të dyshuar, në ditët e ardhshme, tha sot kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi.

“Tani për tani e kemi zgjidhur këtë problem të madh që kemi patur dhe po punojmë me ta” tha Grossi në një konferencë shtypi në Vjenë.

Pas muajsh bllokimi, Teherani ra dakord në fund të gushtit për të lejuar inspektime në dy vende, ku IAEA-ja dyshon se mund të ketë patur gjurmë të aktiviteteve të fshehta bërthamore në të kaluarën.

Sipas Grossi-t, do të duhen disa muaj për të analizuar mostrat e marra në të dy vendet./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.