TURQI – Anija “Oruc Reis” largohet nga ujërat e kontestuara në Mesdheun Lindor

STAMBOLL, 13 shtator /ATSH-AFP/ – Anija e kërkimit e vendosur nga Ankaraja në zonën e diskutuar të Mesdheut Lindor, e pasur me gaz natyror dhe që ka ngjallur tensione me Greqinë, është kthyer në një port turk, njoftoi sot një e përditshme turke.

Turqia kishte vendosur që prej 10 gushtit anijen e kërkimit “Oruc Reis” në ujërat pranë një ishulli grek. Ajo e zgjati misionin tre herë pavarësisht thirrjeve të përsëritura të Bashkimit Europian dhe Greqisë për t’i dhënë fund.

Zbulimi i zonave të mëdha të gazit këto vitet e fundit në Mesdheun Lindor ka ringjallur mosmarrëveshjet e vjetra mes Greqisë dhe Turqisë përsa i përket kufijve detarë.

Misioni i anijes që përfundoi nuk u zgjat nga autoritetet turke, sipas gazetës pro-qeveritare “Yeni Safak”, që thekson se “Oruc Reis” ishte kthyer në portin e Antalias.

Vendimi për të mos zgjatur misionin e saj është parë si një etapë për t’i dhënë mundësi diplomaisë”, shkruan gazeta që vendos një lidhje me përpjekjet për fillimin e bisedimeve mes Greqisë dhe Turqisë.

NATO njoftoi se dy vendet kishin praniar për të filluar bisedime teknike me objektivit për të parandaluar incidentet mes flotave të tyre në Mesdheun Lindor.

Athina e përgënjeshtroi këtë informacion, por ministri turk i Mbrotjes deklaroi se negociatat kishin filluar mes delegacioneve ushtarake të dy vendeve në selinë e NATO-s në Bruksel./ /ec/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.