SEUL – Koreja e Jugut lehtëson përkohësisht masat kufizuese antiCOVID-19

SEUL, 13 shtator /ATSH-AFP/ – Koreja e Juugut do të lehtësojë masat kufizuese antikoronavirus në rajonin e Seulit pas në rënieje të kontaminimeve, theksuan sot autoritetet.

“Masat, që ishin riforcuar muajt e fundit në këtë zonë që numëron 52 milionë banorë, do të lehtësohen duke nisur nga e hëna dhe për dy javë”, njoftoi kryeministri Chung Sye-kyun gjatë një takimi të qeverisë.

Koreja e Jugut kryesisht e ka frenuar epideminë COVID-19 fillimisht duke përdorur metoda efektive të gjurmimit dhe testimit në shkallë të gjerë, por më pas iu desh të përballej me disa shpërthime, që rritën frikën për një valë të dytë

“Ne nuk jemi në një situatë që do të na lejojë të relaksojmë përpjekjet tona për momentin por efektet e politikës më të rreptë të karantinës po ndjehen pak nga pak”, theksoi kryeministri.

Duke nisur nga e hëna, baret do të rifillojnë aktivitetet e tyre normale, restorantet dhe pastiçeritë do të rinisin oraret e tyre normale dhe sallat sportive do të rihapen.

Por tubimet e mëdha do të vazhdojnë të jenë të ndaluara dhe klubet e natës dhe baret e karaokeve mbeten të mbyllura.

Vendi ka regjistruar sot më shumë se 120 raste të reja, pas rreth 30 ose 40 në ditë përgjithësisht në javët e fundit./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.