RUSI – Zgjedhje rajonale në sfondin e çështjes Navalny

NOVOSSIBIRSK, 13 shtator /ATSH-AFP/ – Rusët do të votojnë sot për zgjedhjet rajonale në sfondin e çështjes së helmimit të opozitarit rus, Alexeï Navalny, mbështetësit e të cilit kërkojnë një “votë inteligjente” për të mundësuar rrëzimin e kandidatëve në pushtet. 

Në 41 rajone të vendit më të madh në botë, votuesve u kërkohet të zgjedhin guvernatorët e tyre, asambletë rajonale ose komunale, si dhe katër deputetë në Parlamentin kombëtar.

Autoritetet kanë autorizuar një vend votimi tre ditor dhe qendrat e votimit në ajër të hapur, zyrtarisht për të kufizuar rreziqet nga koronavirusi.

Këtë vit, fushata ka qenë dinamike nga prania e opozitarëve, veçanërisht në Novossibirsk (Siberi), qyteti i tretë i vendit, ku një aleancë e pazakontë prej 30 kandidatësh të pavarur, përfshirë dhe mbështetës të Navalny, sfidon partinë e Vladimir Putin, Rusia e Bashkuar./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.